MENU
klinika

Sipas TikTok-ut!

A ndihmojnë vërtetë arrat braziliane për eleminimin e akneve?

14.02.2024 - 13:17

Nëse keni kaluar një kohë të gjatë në TikTok kohët e fundit, ka të ngjarë të keni parë video të panumërta që ju inkurajojnë të shtoni arra braziliane në dietën tuaj.

Nutricinistët online flasin për përmbajtjen e tyre duke shpjeguar se arrat braziliane përmbajnë selenium që ndihmon në rregullimin hormoneve të tiroides dhe zbutjen e inflamacionit. Po ashtu, ushqejnë trupin me anti-oksidantë dhe ndihmojnë trurin të qëndrojë i shëndetshëm.

Sipas TikTok-ut, ato parandalojnë edhe aknet.

Ndonëse mund të jetë joshëse të nxitoni në dyqanin ushqimor më të afërt dhe të filloni të hani këto arra të shijshme, siç e dimë të gjithë, nuk ka zgjidhje të shpejta dhe nuk mund të besoni gjithçka që lexoni në internet.

Sipas Dr. Ryan Turner, dermatolog i certifikuar, këto arra ndihmojnë vërtet në përmirësimin e lëkurës sepse kanë përmbajtje omega-3 dhe omega-6, që ndihmojnë barrierën e lëkurës të forcohet. Gjithashtu, e ndihmojnë lëkurën të mbajë ujin dhe ofrojnë mbrojtje ekstra ndaj agresorëve mjedisorë. Kjo sjell përmirësim të elasticitetit në lëkurë.

Por nuk ka një tregues të drejtëpërdrejtë që e lidh me aknet. Nëse do ta bësh pjesë të dietës këtë ushqim, duhet të tregosh kujdes me sasinë dhe të presësh pak kohë për rezultatet.