MENU
klinika

Mund të jetë simptomë e këtyre sëmundjeve

Keni etje të vazhdueshme? Ja çfarë tregon!

15.02.2024 - 13:48

Ngrënia e ushqimeve shumë të kripura dhe ushtrimet e forta janë dy arsye që zakonisht na bëjnë të kërkojmë urgjentisht një gotë ujë.

Megjithatë, disa njerëz ankohen për etje shumë më shpesh, gjë që mund të tregojë se ka një sëmundje. Çdo gjendje që prish ekuilibrin e ujit ose natriumit në trup mund të shfaqet me etje të vazhdueshme.

Shihni më poshtë tre gjendjet e mundshme…

Tharja e gojës
Tharja e tepërt e gojës është një gjendje më vete, por shpesh ngatërrohet si një simptomë e një sëmundjeje. Goja e thatë vjen nga tharja në mukozën e gojës, për shkak të prodhimit të zvogëluar të pështymës ose një ndryshimi në përbërjen e pështymës. Përveç etjes së dukshme, shenja të tjera tipike të gojës së thatë janë era e keqe e vazhdueshme (halitoza), vështirësia në përtypje dhe prodhimi i pështymës së trashë.

Hipotension
Stresi kronik mund të çojë në mosfunksionim të gjëndrës mbiveshkore, me pasojën afatgjatë të një rënie të madhe të presionit të gjakut, një gjendje e njohur si hipotension. Disa nga simptomat që manifestohen në këtë rast janë marramendja, humori i keq dhe etja intensive. Etja është mekanizmi që trupi përdor për të rritur përmbajtjen e ujit në gjak dhe për të rritur nivelet e presionit. Prandaj, kërkohet një menaxhim më efektiv i stresit për të trajtuar hipotensionin psikogjenik.

Diabeti
Diabeti është “i dyshuari i zakonshëm” pas etjes së vazhdueshme. Kur nivelet e sheqerit tejkalojnë normalen, veshkat detyrohen të prodhojnë më shumë urinë për të hequr qafe glukozën e tepërt. Kështu, ka shumë të ngjarë që trupi të dehidrohet dhe të përjetojë etje të shpeshtë dhe intensive.