MENU
klinika

Escobar reagon sërish për ndalimin e dinarit serb

“Kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut të BE-së!”

13.02.2024 - 13:19

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton dinarin nga përdorimi.

Escobar tha se ky vendim i ri duhet të zgjidhet në tryezën e dialogut në Bruksel dhe t’i komunikohet qytetarëve që preken për një kohë të vazhdueshme.

Ndër të tjera, Escobar theksoi se SHBA është e gatshme t’i ndihmojë të dyja vendet.

“Besoj që ishim shumë të qartë në këtë. Duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE dhe gjithashtu duhet të komunikohet me kohë të mjaftueshme dhe lajmërime të mjaftueshme te popullata e prekur.

Dhe ne qëndrojmë gati që të ndihmojmë të dyja vendet që të zgjidhin këtë çështje, por të dy vendet duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, tha Escobar për Tanjug, në një pritje me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Vendimi që hyri në fuqi me 1 shkurt, nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.

Rregullorja ka nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.

Kryeministri Albin Kurti bëri më dije se është vendosur një periudhë njëmujore për të lehtësuar rregulloren e re, e cila do të lejonte komunikim të mëtejshëm dhe kohë për të zgjidhur këto çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb

Pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit

"Deutsche Welle": Kërcënim për biznesin e naftës

Pse dominimi i dollarit po bie në Lindjen e Mesme

“Kurti po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb”

Vuçeviç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi