MENU
klinika

Përgjigjet komandanti amerikan

SHBA po i shet ‘Javelin’ Kosovës, Serbia e rrezikuar?

13.02.2024 - 14:27

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”. Harris ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’iu lihet politikanëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, -ka thënë Harris për Tanjug në Uashington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.