MENU
klinika

Zbulojini këtu! 👇

Veçoritë më të mira të reja të Android

28.02.2024 - 11:31

Google ka prezantuar një sërë veçorish të reja për aplikacionet Android në panairin MWC, dhe ju sjellim një përmbledhje për atyre që po konsiderohen si më interesantet.

Me ndihmën e përdorimit të inteligjencës artificiale, Android Auto mund të përmbledhë automatikisht mesazhet e gjata ose të shfaq biseda në grup.

Gjithashtu do të sugjerojë përgjigje të shkurtra në mënyrë që të mund të përqendroheni sa më shumë në vozitjen e veturës.

Me veçorinë e re, mund të shtoni shënime të shkruara me dorë në dokumentet tuaja drejtpërdrejt nga telefoni ose tableti juaj, duke përdorur gishtin ose stilolapsin.

Do të keni shumëllojshmëri të gjerë të “veglave” për t’ju ndihmuar me këtë, dhe kështu do të keni mundësi të zgjidhni ngjyra të ndryshme të “stilolapsit” apo “markerit”.

Google së fundmi ka përmirësuar kontrollet sa i përket YouTube Music, duke e bërë më të lehtë kalimin midis njërës në tjetrën pajisje.

Të njëjtën gjë e ka bërë për Spotify, kështu që kur zgjidhni “Output” mund të shihni pajisjet “Spotify Connect”.

Navigimi i transportit publik është shtuar në WearOS, kështu që tani gjithçka që ju nevojitet është një orë inteligjente për të ditur se kur do të vijë autobusi juaj i ardhshëm.

Në thelb, gjithçka që ofron Google Maps në këtë segment është gjithashtu e disponueshme në orën tuaj.

Aplikacioni Fitbit është ridizajnuar përmes Health Connect, kështu që ju mund të integroni të gjitha të dhënat që keni në pajisje të tilla si AllTrails, Oura Ring dhe MyFitnessPal.

Ideja është që të keni të gjitha të dhënat që janë të rëndësishme për monitorimin e shëndetit tuaj menjëherë, dhe që gjithçka të jetë transparente.

Telefoni do të bëhet më i zgjuar

Android po nxjerr një sërë veçorish me Al

Ja çfarë dihet deri më tani!

Kur vjen në telefonin tuaj Android 16 ?

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!