Deputetët britanikë kanë kundërshtuar për here të tretë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga BE, propozuar nga kryeministrja Theresa May.
Marrëveshja u refuzua me 344 vota kundër dhe 286 pro.
Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar ka humbur mundësinë për të shtyrë Brexit më 22 maj dhe për tu larguar me një marrëveshje.
May tani ka kohë deri më 12 prill të kërkojë një zgjatje më të gjatë të procesit të negociatave për të shmangur një Brexit pa marrëveshje në atë datë.
Kryeministrja u shpreh se rezultati ishte për të ardhur keq.
Pas votimit, Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk shkroi: “Duke pasur parasysh refuzimin e marrëveshjes së tërheqjes, kam vendosur të thërras Këshillin Europian më 10 prill.”
Steve Baker, zëvendëskryetar i Grupit Evropian të Kërkimeve të Konservatorëve të Brexit, tha se ishte koha për May të largohej. “Kjo duhet të jetë humbja përfundimtare për marrëveshjen e Theresa May”.
Baker ishte një nga 34 rebelët konservatorë që votuan kundër marrëveshjes, së bashku me Partinë e Bashkimit Demokratik dhe Partinë Laburiste.
Shumë konservatorë, duke përfshirë Dominic Raab dhe Iain Duncan Smith, kanë votuar për marrëveshjen, por nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar një tjetër humbje për May.
Deputetët janë të vendosur të arrijnë një kompromis të hënën dhe të mërkurën javën e ardhshme.
Udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn tha: “Kjo marrëveshje tani duhet të ndryshojë. Duhet të gjendet një alternativë dhe nëse kryeministrja nuk mund ta pranojë atë atëherë ajo duhet të larohet jo në një datë të pacaktuar në të ardhmen, por tani. Kështu që ne mund të vendosim të ardhmen e këtij vendi përmes zgjedhjeve të përgjithshme”.