Pas rënies së Vllaznisë së futbollit një kategori më poshtë, tashmë edhe ajo e basketbollit është vetëm një hap larg rrëzimit në Kategorinë e Parë.
Kamza Basket hedh një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superligë në basketboll për meshkuj, pas fitores 108-92 ndaj Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të, e luajtur në Kamëz.
Një sfidë që vuri përballë dy ekipet që ndodhen në fundin e renditjes dhe ku fitorja ishte objektivi i vetëm për të dyja skuadrat. Gjithsesi, Kamza e meritoi fitoren, duke e dominuar gjatë gjithë kohës ndeshjen.
Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 18-të (29 mars)
Kamza Basket – Vllaznia, 108-92
E shtunë, 30 mars
Goga Basket – Teuta, ora 17:00 (Akademia Goga)
Tirana – Partizani, ora 18:00 (Fahrie Hoti)
Renditja: Goga Basket 32 pikë (15/2), Teuta 30 pikë (13/4), Partizani 26 pikë (9/8), Tirana 25 pikë (8/9) , Kamza Basket 22 pikë (4/14), Vllaznia 21 pikë (3/15).
Pas këtij rezultati, ka reaguar Edi Martini, ish-sulmuesi i Vllaznisë, një nga më të mirët që ka prodhuar futbolli shkodran dhe ai shqiptar, teksa akuzon kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
“Bravo Voltana Ademi, bëre cfarë bëre, po realizon edhe një ëndërr që e kishe në mendje, ta nxjerresh edhe basketbollin në kategori të dytë. S’ke faj ti jo, e kanë fajin tifozët shkodranë, që nuk të nxjerrin për zhelesh e jashtë.
Ishalla i ka mend në kokë Lulzim Basha e nuk të lë më në atë karrige se do kesh fundin më të zi që ka pasur një kryetar bashkie.Turp, turp, turp të kesh o armikja e sportit në Shkodër” – ka qenë statusi i Martinit në Facebook.