MENU
klinika

NBA

Warriors humbin në shtesë, fitojnë Lakers

30.03.2019 - 09:33

Yjet e basketbollit amerikan kanë shkëlqyer sërish. Stephen Curry ka shënuar 37 pikë për skuadrën e tij kampione në fuqi, Golden State Warriors, por që nuk kanë mjaftuar.

Warriors janë mposhtur në transfertë nga Minnesota Timberwolves me rezultatin 131-130. Koha e rregullt përfundoi 115-115, ndërsa në shtesë vendasit shënuan një pikë më tepër.

Curry barazoi 130-130 me një trepikësh në sekondat e fundit, por një faull i Kevin Durant bëri që Minnesota të merrte personale, ku shënohet pika e fitores.

Gjithsesi, kjo humbje nuk lëviz Golden State nga kreu i klasifikimit në Konferencën e Perëndimit, edhe pse Denver Nuggets ka të njëjtat shifra në vendin e dytë. Ndërsa Minnesota nuk kap play-off-in.

“Ringjallet” Los Angeles Lakers, por kjo fitore vlen vetëm për statistikë, pasi kalifornianët kanë mbetur jashtë zonës së play-off, në vendin e 11-të.

Lakers fituan në shtëpi 129-115 ndaj Charlotte Hornets. “Mbreti” LeBron James shënoi 27 pikë, duke mbetur lideri i kësaj skuadre, pavarësisht mosarritjes së objektivit minimal.