Me shumë gjasë, kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, do ta mbyllë fazën e rregullt të sezonit në krye të Konferencës së Perëndimit.
Warriors mposhtën 116-102 pikërisht rivalët e Dunver Nuggets, që u kërcënonin vendin e parë në Perëndim, kur kanë mbetur edhe 5 sfida për t’u luajtur në sezonin e rregullt.
Për Warriors spikati me 28 pikë e 12 rikuperime DeMarcus Cousins, që u shtohen edhe 21 pikët e Kevin Durant, i cili u përjashtua nga ndeshje për protesta 8 minuta e 21 sekonda para fundit.
Oklahoma City Thunder, tashmë të kualifikuar në play off në Konferencën e Perëndimit, fituan pa shumë sforcim 119-103 ndaj Los Angeles Lakers, por, përtej rezultatit, në këtë sfidë përbën lajm Russell Westbrook.
“Ylli” i Thunder me 20 pikë, 21 asiste dhe 20 “rebound” bëhet lojtari i dytë në historinë e NBA që realizon “triple-double” të dyfishtë brenda një sfide të vetme.
I vetmi që ia kishte dalë në të shkuarën të realizontë “triple-double” të dyfishtë ka qenë legjenda Wilt Chamberlain, më 2 korrik 1968 me fanellën e Philadelphia 76ers në takimin e fituar 131-121 kundër Detroit Pistons, me 22 pikë, 21 asiste dhe 25 rikuperime.
Për 30 vjeçarin Westbrook ky shte “triple-double” i 31 sezonal dhe me këtë ritëm mund ta mbyllë sezonin e rregullt për të tretin vit rresht mesatarisht me një “triple-double” për çdo takim.
Sukses edhe për San Antonio Spurs ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 117-111, falë 29 pikëve të DeMar DeRozan dhe 23 të Derrick White. Për Spurs kjo ishte fitorja e 21-të radhazi shtëpiake ndaj Hawks, që për herë të fundit kanë triumfuar në San Antonio më 15 shkurt të vitit 1997.
Dominim absolut edhe i Houston Rockets në parketin e Sacramento Kings me rezultatin 105-130. Shënuesi më i mirë ishte i zakonshmi James Harden me 36 pikë e 10 asiste.