MENU
klinika

Lehtësirat fiskale

FMN del kundër: Mundësi për shmangie taksash!

03.04.2019 - 14:45

Në raportin e publikuar kohët e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një analizë të detajuar për ndryshimet fiskale.

Sipas kësaj analize, ndryshimet fiskale kanë ngushtuar bazën tatimore dhe kanë ndërlikuar administrimin e taksave.

Gjithashtu në raport është kritikuar ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla.

“Norma Tatimit mbi Fitimin është reduktuar nga 15 në 5 për qind për rreth 11,000 biznese. Nga ana tjetër, reduktimi i pragut të TVSH futi rreth 13,000 mikro biznese në sistemin e TVSH-së nga prilli i vitit 2018,dhe kjo pati ndikim minimalist në të ardhurat”, shkruhet në raport.

taksat dhe tatimet-konica.al

Çfarë sjellin këto ndryshimet sipas FMN?

-Sipas FMN, këto ndryshime komplikojnë regjimin e thjeshtë dhe të mirëstrukturuar të taksave.
-Krijojnë mundësi të reja për shmangien e taksave, manipulimin e të ardhurave të koorporatave
-Këto të ardhura mund të manipulohen duke i deklaruar si divident

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet

Liberalizim apo kontroll shtetëror...

Çfarë nxisin krizat ekonomike?