Prej vitesh Shqipëria po lufton në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndonëse në këtë rrugë vendi ynë po përballet më një sërë faktorësh të cilat e kushtëzojnë integrimin.
Vlen për t’u theksuar fakti se në Shqipëri edhe realiteti ekonomik vazhdon të jetë shumë larg.
Shqipëria së bashku me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që po luftojnë për t’u futur në BE, pavarësisht përpjekjeve për t’u futur në tregun botëror dhe për të përmirësuar lidhjet e tyre ekonomike me vende të tjera të botës, sërish nuk është arritur qëllimi final.
Bazuar në të dhënat e bëra publike nga raporti i Bankës Botërore, vihet re se “Indeksi i Lidhshmërisë 2018” i rendit vendet nga 1 tek 113.
Në këtë indeks, Serbia renditet e para në rajon, me 82 pikë, për lidhjet më të forta ekonomike me pjesën tjetër të botës.
Por ku renditet Shqipëria?
-Shqipëria renditet si vendi më i dobët në rajon, me 75 pikë, për lidhjet ekonomike me vendet e tjera të botës.
Renditja e Ballkanit Perëndimor në rang global:
-Vendet e Ballkanit Perëndimor renditen në nivel mesatar në rang global dhe në nivel shumë të ulët në krahasim me mesataren Evropiane dhe Azinë Qendrore.
Banka Botërore sugjeron se, në lidhje me tregtinë, përveç përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe përafrimit të tarifave, Ballkani Perëndimor duhet të krijojë një dritare të vetme për të reduktuar barrierat dhe të përmirësojë tregtinë ndërkufitare.