MENU
klinika

Merkato

Problemet në mesfushë/ Interi ‘thërret’ Xhakën

12.04.2019 - 18:07

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, udhëtoi javën e kaluar në Angli për të ndjekur nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester City-t.

Mangësitë e mëdha që ka shfaqur mesfusha zikaltër këtë sezon kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit. Objektivi kryesor është mesfushori turko-gjerman i Manchester City-t, Yilkay Gundogan.

Sipas atyre që shkruajnë mediat italiane, vizita e Ausilios nuk ishte vetëm për Gundogan, pasi ai ka zhvilluar edhe një takim me drejtues të Arsenalit.

 Drejtori sportiv i Interit ka kërkuar informacione për mesfushorin Granit Xhaka, i cili luan te Arsenali që prej vitit 2016, duke u shndërruar në një titullar fiks.

E përditshmja “Corriere Dello Sport”, shkruan se drejtuesit e Interit e vlerësojnë 26-vjeçarin jo vetëm për moshën, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Përveç Xhakës, Interi ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella të cilin klubi nga Sardenja e vlerëson 40 mln euro.