Një histori dashurie për Ish-bashkëshortin e Kim Kardashian dhe shoqen e saj të ngushtëpo përflitet në mediat ndërkombëtare.
Nuk është gjithmonë kënaqësi të ngacmosh ish-in e shoqes së ngushtë. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kris Humphries dhe shoqja e saj e ngushtë Larsa Pippen po përfliten se kanë nisur një histori dashurie.
Një burim për “Us Weekly” tha se yjet u panë duke dalë nga zona VIP në “Coachella” me një grup njerëzish, ndërkohë që po flisnin me njëri-tjetrin.
Gjatë festivalit u vu re se Kris i kishte sytë vetëm tek celulari dhe dukej i shpërqëndruar.
Nuk dihet ende nëse ka nisur dicka mes tyre dhe si do ta përjetojë Kim këtë lidhje të mundshme që po përflitet në faqet rozë.
Martesa e Kim dhe Kris zgjati vetëm 72 ditë, pasi të dy e kuptuan se nuk ishin për njëri-tjetrin.