MENU
klinika

Këpuca e Artë

Messi 6 ndeshje larg rekordit, e ‘shqetëson’ Mbappe

15.04.2019 - 20:51

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi duket se do të ngrejë sërisht këtë vit trofeun e Këpucës së Artë në Evropë.

Argjentinasi duket i papërmbajtshëm këtë sezon dhe është i destinuar të dalë si golashënuesi më i mirë i kampionateve kryesore në Kontinentin e Vjetër.

‘Pleshti’ nuk luajti në sfidën e fundit në kampionat ndaj Huescas, por gjithsesi ai ruan distancën prej 6 pikësh me Kylian Mbappe, që është ndjekësi më i afërt (33 me 27).

Nga ana tjetër, talenti i PSG nuk arriti të shënonte në humbjen turpëruese 5-1 ndaj Lilles kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje për kryeqytetasit, ndërsa Barcelona e Messit ka edhe 6 të tilla.

Megjithatë, Mbappe mbetet një kërcënim jo i vogël , sepse PSG është eliminuar nga Championsi dhe trajneri Tuchel nuk ka nevojë të bëjë rotacion në skuadër, ndërsa Barcelona, nëse eliminon Unitedin, mund t’i japë mundësi Messit të pushojë më shumë në sfidat e La Liga-s.

Renditja e golashënuesve më të mirë:

  1.  Lionel Messi 33 gola (La Liga)
  2. Kylian Mbappe 27 gola (Ligue 1)
  3.  Fabio Qagliarella 22 gola (Seria A)
  4.  Robert Lewandowski 21 gola (Bundesliga)
  5. Sergio Aguero 19 gola (Premier League)