Pas një rënijeje të fortë që pësuan javës që kaloi, duket se këtë javë valutat kanë nisur me një rritje të ndjeshme.
Bazuar në të dhënat e kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 124.24 lekë.
Kjo shënoi një rritje me 0.66 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.
Ndërkohë Dollari u rrit me 0.48 lekë, duke kapur vlerën e 109.84 lekësh.
Vjedhja e parave në Rinas shënoi një rënie të fortë në valuta.
Grabitja bëri që Austrian Airlines të ndalojë transportin e parave, për shkak të humbjes së besimit.
Që nga data 9 prill, kur ndodhi grabitja, Euro ra me 1,31 lekë duke arritur të premten në 123.58 lekë.
Pas kësaj rënieje të ndjeshme, bankat pohojnë se ndonëse nuk është zgjidhur çështja e transportit të parave, tregu sërish ka nisur të reagojë sërish.
Kursi i bankave vijon të mbetet më i ulët se ai i zyrave valutore për shkak të faktit se zyrat valutore i parkojnë paratë në bankë, ndërsa bankat nuk kanë ku ti çojnë.
Pse i trasportojnë paratë bankat?
-Për qëllime investimi të parave të lira
-Për transaksione cash të kursit të këmbimit
-Për realizimin e pagesave të mëdha për klientët
Si do të kryhet transportimi i parave?
-Bankierët bëjnë me dije se nëse nuk vjen një zgjidhje e shpejtë, do të ketë probleme me biznesin që kryen transakione të mëdha.