Cardi B dhe Nicki Minaj nuk janë mikesha dhe kjo tashmë është e qartë që pas incidentit në eventin “ICONS” gjatë Javës së Modës në New York.
Në videon që bëri xhiron e rrjetit, Cardi B e sulmoi me këpucë Nickin. Më pas, në një postim në Instagram ajo sqaroi se zënka kishte të bënte me komentet që Nicki kishte bërë për të bijën e saj:
“Kam lënë shumë gjëra të kalojnë… Por kur përmendni fëmijën te pëlqeni komente për mua si mama, kur bën komente për aftësitë e mia për të rritur vajzën time, atëherë aty dreqin bëhem e paparishikueshme.”
Cardi B, e pranishme në një event të premten, u pyet nga gazetari i Variety, Marc Malkin nëse ekziston mundësia që ajo dhe Nicki të pajtohen dhe pse jo të bëjnë një performancë bashkë.
Reagimi ishte i heshtur e kuptimplotë, pasi Cardi qëndroi pa thënë asnjë fjalë me një buzëqeshje në fytyrë që më tepër dukej se ironizonte edhe vetë pyetjen e më pas bëri të qeshurën e saj karakteristike.
Nga kjo u kuptua që nuk është aspak në planet e Cardit një komunikim i dytë me Nickin.