Ku ka jetë, ka edhe muzikë. Muzika, vështirë të qëmtohen fjalët e duhura për të përshkruar këtë emocion të jashtëzakonshëm, pasi ajo komunikon drejpërsëdrejti me emocionet, me ndjenjat, me zemrën tonë. Emocionet dhe ndjesitë nuk janë të shkëputura nga arsyeja. Kontrasti arsye/emocioni, që e hasim rëndom në kontrastin klasike/romantike është e pavend, pasi e dimë fare mirë se ato plotësojnë njëra-tjetrën. Emocionet nuk nuk mund të mugullojnë nga hiçi, nuk janë të fiksuara, por zhvillohen në mënyrë racionale. Në muzikë, mund të shprehim të gjitha emocionet… gjithë çështja është të dimë se si t’i shprehim ato.
Ashtu siç mund të shprehim në jetë shpeshherë gëzimet e natyrave të ndryshme. Megjithëse, nuk mjafton të jesh i lumtur, është e nevojshme që ky gëzim të manifestohet me një minimum inteligjence. Mishi kokrriza, drithërima, lëmsh në grykë, lot… Të dëgjuarit ose praktikimi i muzikës mund të jetë burim i trillimeve. Megjithatë, emocioni që trondit gjithë trupin tonë merr pikënisje në trurin tonë.
Jo rrallë, mjaft të dëgjojmë sekuencë muzikore dhe trupi ynë elektrizohet. Një vrundull i papritur melankolie në melodi, një fluturim lirik ose një moment shumë i pafajshëm dhe befas trupi ynë përshkohet nga një emocion që gati na le pa frymë. Cila është marrëdhënia mes muzikës dhe emocioneve? Muzika është një kondensim i emocioneve, grupuar nga vetë natyra e elementit emocional. Pra, janë motër e vëlla. Ndjeshmëria emocionale e personit lidhet ngushtë me komunikimin muzikor.
Dëgjimi i muzikës lidhet shpesh me thellësinë e gjendjes shpirtërore, për më tepër na shtyn të njohim dhe të prekim edhe ndjenjat tona më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në shoqëri. Meqenëse jetojmë në një shoqëri të pasur me vlera muzikore, kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon për shtat pesonalitetit dhe preferencave tona, atë që na mundëson të prekim edhe skutat më të fshehta të zemrës. Jo më kot muzika njihet ndryshe edhe si gjuha e emocioneve.
“Ajo që është më e rëndësishme për studiuesit, edukatorët, terapistët apo muzikantët, është se muzika është një mjet komunikimi i emocioneve, një lidhje shoqërore”, – shpjegon Emmanuel Bigand. “Studimet e bëra me fëmijë të vegjël tregojnë se pas një aktiviteti muzikor, një sekuencë e shkurtër kërcimi – me një të huaj, foshnjat kërkojnë kontakt me atë person. Kjo dëshmon se muzika rrit ndjeshmërinë dhe krijon lidhje shoqërore”.
Muzika ndihmon po ashtu në brumosjen e personalitetit tonë, pasi mishëron elementë konstruktivë dhe destruktivë. Mekanizmi i balancimit midis asaj që vdes dhe çfarë jeton, përfaqësohet edhe nga muzika. Edhe në fushën muzikore, nuk është e nevojshme të ekzagjerohet me kontributin e makinave: nëse njeriu humbet rrjedhshmërinë e tij, ai merr “të përpunuar”, duke shkuar për të përballuar mosbalancimet e mundshme.
Fuqia e muzikës, qëllimi objektiv dhe i shenjtë i fuqisë së njerëzimit banon dhe fshihet në të gjitha zhanret dhe në të gjithë muzikën që ngjall çdo ndjenjë, duke përfshirë zemërimin dhe atë që çon në dëshirën e mospërputhjes: ndjenjat e forta që janë përcjellë nga grupet e famshme Rock, Metal apo zhanreve të moderuara. Fuqia vitale e njerëzimit gjendet edhe në entuziazmin ritmik të Swing dhe Hip Hop, që provokon lëvizjen dhe kërcimin. Në melankolinë universale të Bluzit, në çdo formë të këngës melodike të një natyre refleksivem, në ekspresivitetin e çfarëdolloj muzike etj.
Nga birshtësia dhe ëmbëlsia muzikore e Davidit që paqëson gjendjen shpirtërore të Saulit, në muzikë e flaktë e Rachmaninoffit apo ninullat për të qetësuar fëmijët e vegjël, gjithnjë e përdorim muzikën me dëshirë për të ngushëlluar shpirtrat e trazuar. Nga mitologjia në neuroshkencë, konferenca shkencore, muzikëz i kanë veshur gjithnjë fuqi terapeutike.