Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është gjetur në vështirësi pasi ka pësuar një aksident por lajmëroi se gjithçka kaloi dhe ajo tani është mirë.
Dita e djeshme nuk ka kaluar lehtë për këngëtaren por fatmirësisht ajo informoi fansat se është mirë.
Këngëtarja ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka pësuar aksident, megjithatë dha shumë detaje.
Ajo në llogarinë personale në Instagram ka treguar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, vetëm se ky aksident ia kujtoi se jeta është e bukur.
“Kisha një aksident me veturë sot. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e vlefshme është jeta”, ka shkruar këngëtarja.
Ndërkohë, këngëtarja do të fillojë shumë shpejt një turne muzikor, ku është e ftuara speciale e grupit “Jonas Brother”.