MENU
klinika

Anti-vaksinim

Instagram bllok hashtageve me informacione të rreme

10.05.2019 - 16:05

Nuk ka shumë kohë që kur u morën hapa për të parandaluar dezinformatat e anti-vaksinimit në Facebook.

Tashmë kompania po vendos masa të ngjashme edhe për Instagramin. Instagrami do të fshehë rezultatet e kërkimit që japin informacione të gabuara për vaksinat.

Çfarë nënkupton kompania me dezinformata të njohura të vaksinave?

“Është informacioni që vërtetohet të jetë i rremë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe organizata të tjera të tilla”, tha Karina Newton, kryesuesja globale e politikës publike të Instagramit.

Postimet kundër vaksinës që nuk janë konfirmuar si të rrema nuk do të hiqen dhe do të vazhdojnë të mbeten.

Nëse ka një përqindje të lartë të keqinformimit në një hashtag, atëherë ai do të bllokohet.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”