Kryeministrja britanike Theresa May mbetet ende kundër çdo lloj referendumi lidhur me Brexit, edhe tani që qeveria përgatitet të hyjë në javën e shtatë të bisedimeve me Laburistët për të arritur kompromis.
Sekretari i Brexit, Keir Starmer dhe nënkryetari iLaburistëve, Tom Watson, kanë thënë se një marrëveshje nuk ka gjasa të kalojë pa një referendum, me 150 deputetë të partisë të përgatitur për të votuar kundër një marrëveshje pa një të tillë.
Përfaqësues kryesor nga të dyja palët, duke përfshirë Starmer, John McDonnell dhe Rebecca Long-Bailey, si dhe Hammond, David Lidington dhe sekretari i mjedisit, Michael Gove, do të takohen përsëri të hënën pasdite .
Downing Street tha se May i kishte bërë të qarta pikëpamjet e saj për një votim të dytë publik: “Ajo ka thënë në shumë raste se ajo është e fokusuar në dhënien e rezultatit të referendumit të parë”.
Zëdhënësi i May nuk pranoi të vendosë një afat për bisedimet, por tha se qeveria ishte e gatshme të kalonte në një varg votash indikative në parlament nëse nuk ishte e mundur zgjidhja.
Të dy burimet e Laburistëve dhe të qeverisë kanë sugjeruar se të dyja palët do të duhet të marrin në konsideratë progresin e mundshëm të bisedimeve këtë javë dhe efektiviteti i diskutimeve të vazhdueshme ka të ngjarë të diskutohet në kabinet të martën në mëngjes.
Në një intervistë me Guardian, Starmer tha se ata nuk mund të shpenzojnë më shumë kohë thjesht duke njohur qëndrimet e njëri-tjetrit.
Sekretari i jashtëm, Jeremy Hunt, tha se ai mbetej optimist se bisedimet mund të përparonin, por tha se një referendum do të ishte një “tradhëti për njerëzit që votuan” në vitin 2016.