MENU
klinika

"MONA hap dyert"

Keni në mend një kryevepër?.. Mjafton!

19.05.2019 - 16:19

   “Muzeu i artit të padukshëm” si i tillë, është një projekt që tingëllon qesharak. Por në të vërtetë, ky muze po mbledh njerëz nga e gjithë bota. Logjikisht, muzeu nga pikëpamja logjike duket të jetë një gënjeshtër e përpunuar në internet. Në fakt, shitja e ajrit të freskët tingëllon si një lloj e-maili i koduar nga ndonjë “princ i rremë nigerian”.

Pavarësisht të gjithave, projekti i artit me autor James Franco është i vërtetë. Në partneritet me Praxis, një dyshe artistësh nga Nju Jorku, u krijua MONA: Muzeu i artit që nuk duket”. Muzu, ndërkohë, ka ngjallur një pafundësi pikëpyetjesh, nëse është diçka e vërtetë, lojë apo thjesht një ide e cekët.

 

 

Me sa duket, projekti i artit është një mënyrë për të promovuar vepra arti, që artisti thjesht i ka në imagjinatë. Madje, nuk kanë vonuar ofertat: producentja Aimee Davison, ka dhënë 10.000 dollarë për një copëz vepre të padukshme të saj. Gjithçka që ajo mori në këmbim më pas, ishte një kartë e vogël për ta varur në mur, që përshkruante veprën e artit që nuk ekzistonte.

 

 

Davison deklaroi se e bleu kornizën me titull “Ajër i freskët”, pasi identifikohej me jetën e saj. Ajo ndjeu se ideologjia e projektit ishte e lidhur ngushtë me punën e saj në mediet sociale dhe përfaqësonte luftën që artistët kalojnë, duke e shitur veprat e artit online. Duket shumë e çuditshme, që dikush mund të paguajë atë shumë të madhe parash, vetëm për t’i dorëzuar, në thelb, një kartë të vogël që varet në mur. Kushdo që blen nga MONA, thjesht merr një përshkrim për një vepër arti, që edhe një here, nuk ekziston. Blerësit nuk marrin një skulpturë, apo pikturë, por thjesht një përshkrim të shkruar mbi një copë letër, duke supozuar se përshkruan veprën që në të vërtetë, ata nuk e shohin.

 

 

Sidoqoftë, James Franco duket se ka zbuluar një mënyrë të tijën për të shitur artin e padukshëm, por për të fituar para të vërteta. Nga të gjithë muzetë e artit bashkohor që funksionojnë në qendrat më të mëdha të botës, deri më tani nuk është bërë e ditur për një muze të ngjashëm, si ai i artit të padukshëm.

Abstraksionizmi, shpesh merr kritika për çmimet, vlerësimet e shumat marramendëse me të cilat shiten veprat e caktuara artistike. Por, për herë të parë po shiten edhe vepra arti që nuk ekzistojnë. Mbetet të shihet, nëse ky muze dhe kjo praktikë do të gjejë hapësira edhe në vende të tjera të botës./Konica.al

Nga: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muzika, histori dhe kujtesë

Anri Sala në “Do, re, mi, fa, sol”

Spektakël rrëmbimesh

Si humbën pikturat e famshme?

Ticiani në artin e shekullit XVI

Mes Mikelanxhelos e Rafaelit dhe më tej