MENU
klinika

“Hapësira e një ëndrre”

Nga Prishtina, Alban Skënderaj: “Momenti kulmor i karrierës”

08.06.2019 - 17:04

Këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, mbajti konferencën e tij të parë për media, në Prishtinë.Kjo konferencë vjen me rastin e shpalosjes së detajeve rreth koncertit solistik “Hapësira e një ëndrre” – ëndërr kjo e cila do t’i realizohet më 19 qershor të këtij muaji në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Këngëtari Skënderaj e nisi rrëfimin duke shpalosur detajet e këtij koncerti, të cilin e quan të veçantë.

Ky është një event i veçantë, disi jo i zakonshëm, është një koncert bashkëpunim midis disa rrymave, unë nëse mund të quhem i rrymës pop, RnB i disa rrymave, kombinuar me muzikën klasike-simfonike, pra me një orkestër mirëfilltë.

Është një koncert që ka një të shkuar dhe një histori tashmë, e në pjesën më të madhe do të jetë shumë i ngjashëm por kuptohet që vjen i rinovuar në Prishtinë me disa elemente të reja, vjen me disa këngë të reja që unë kam nxjerrë në këtë dy vitet e fundit të riorkestruara, të përshtatura, është një koncert jo i gjatë por jo i shkurtër, në kuptimin që janë dy ore të mirë, por shpresoj që do jenë dy orë të këndshme”, ka thënë Alban Skënderaj.

Lidhur me atë se çfarë do t’iu ofrojë të pranishmëve, Albani ka premtuar se e gjithë mbrëmja do të ketë mbi 20 materiale muzikore të përgatitura enkas për publikun.

Janë rreth 20 materiale, por ka edhe disa kolazhe, këngë që do preken, do këndohen janë më shumë se 10. Kështu që unë jam jashtëzakonisht shumë entuziastë, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, jemi ende duke bërë prova. Prishtina është një qytet që e do artit, por nga ana tjetër, këtu janë sfidat si kudo në çdo qytet shqiptar, ka vështirësitë e saj, megjithatë duke u nisur nga fakti që është një sfidë që na inkurajon për të bërë diçka të mire, kjo energji që ka nisur shumë pozitive, shpresoj se do vazhdoj deri në fund”, citoi këngëtari.

"Hapësira e një ëndrre" – koncerti i Alban Skënderajt në Prishtinë

"Hapësira e një ëndrre" – koncerti i Alban Skënderajt në Prishtinë

Gepostet von Telegrafi Magazina am Samstag, 8. Juni 2019

“Hapësira e një ëndrre” duket të jetë një lloj përmbledhje e arritjeve të shumta në karrierën e këngëtarit, gjë të cilin ai e kurorëzon me një titull të tillë.

Është një koncert disi le të themi shumë delikat dhe është pak historik në kuptimin e karrierës sime. Shumë i rëndësishëm si një moment kulmor i karrierës time, e kështu që është personal. Unë përveçse këndoj, për ata që më kanë ndjekur në vitet e fundit, unë përveçse këndoj kam dëshirë edhe të flas.

Është shumë e rëndësishme që të ndajë nga jeta ime, nga përvoja ime, të kujtoj momentet që unë kam kompozuar ato këngë, kështu që me të vërtetë është 360 gradë Alban Skënderaj”, tha më tej ai, duke cituar faktin se ëndrra e tij duket se po merr hapësirën e vet”.

Në detaje të shkurtra, këngëtari ka cekur edhe mënyrën se si po ecin zhvillimet për koncertin, që do të mbahet në mbrëmjen e 19 qershorit.

Gjërat po ecin mirë jam shumë i lumtur, shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë vrapuar për biletat. Ne i kemi mundësuar biletat më përpara, dhe është një sallë që besoj e mbështet shumë mirë këtë projekt. Nuk dua të duket klishe, por unë kam bërë shumë ëndrra realitet në Prishtinë, ka qenë gjithmonë një fat për mua, një hap i mbarë, kështu që edhe ky koncert që në fillim duket se ka marrë rrugën e duhur për të gjetur ëndrrën dhe hapësirën e vet”, përfundon Skënderaj.