MENU
klinika

Detaje

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, vdes në plazh i moshuari

11.06.2019 - 13:36

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës.

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte hyrë për t’u larë në det.

Ai papritmas nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për në spital ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarit mund të jetë bërë një atak kardiak, por pas ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohen rrethanat e vdekjes së 70-vjeçarit.

Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës”-njofton policia.