MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Bebe Rexha: “Refuzoj të etiketohem nga një numër”

12.06.2019 - 13:42

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura për publikun në mbarë botën dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet vetë ajo me një fustan të zi. Bebe e shoqëroi foton edhe me një mesazh.

Përpos faktit qe duket shume e bukur, na bëri me vetëdije se asaj nuk i intereson aspak mosha dhe se ndihet shumë e lumtur përtej viteve që kalojnë e përtej moshës që ka.

“Unë jam 29 gati t’i bëj 30 dhe ndjehem mirë. Njerëzit ndihen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë!

Por, unë refuzoj të etiketohem nga një numër.

Ndihem sikur po rritem në veten time të vërtetë. Komentoni moshën tuaj”- ka shkruar Bebe.