Zion Williamson, 18 vjeç dhe 129 kg, ka qenë zgjedhja e parë absolute e Draftit të NBA-së për 2019-ën.
Në ceremoninë e përvitshme që ka mbyllur sezonin 20 18/19 dhe ka hapur atë 2019/20, që do të fillojë në vjeshtë, emri i djaloshit të Duke është thirrur i pari nga New Orleans Pelicans, që sapo kishin humbur Anthony Davis.
Williamson është bërë lojtari i tretë i Duke që ka pasur nderin të jetë zgjedhja e parë absolute në draft, duke barazuar rekordin e Kentucky-t: “Është e vështirë të ëndërrosh diçka më të mirë se kjo, besoj se mund të ndërtojmë diçka të bukur bashkë”.
Zgjedhja e dytë e draftit ka qenë Ja Morant, i cili do të luajë me Memphis Grizzlies sezonin e ardhshëm: “Një moment i çmendur, do të kërkoj të ndjek gjurmët e lojtarëve që më kanë frymëzuar”.
Zgjedhja e tretë ka qenë shoku i skuadrës i Zion te Duke, RJ Barrett, i cili është përzgjedhur nga New York Nicks.