MENU
klinika

Parashikimi

Parashikimi i motit, kur priten ulje temperaturash?

08.07.2019 - 08:24

Ndikimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika do të jenë prezente ditët e para të javës, e në mesjavë do të kemi depërtimin e masave më të freskëta nga Veriu i Europës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e hënë dhe e martë do të sjelli zhvillm të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasura nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje.

Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit.

Për shkak të kontrastit të fortë termik reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqeruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave ditën e enjte e të premte.

Dita e mërkurë dhe e enjtja do shoqërohen me erë të vrullshme nga kuadrati i Veriut deri në 30m/s.