MENU
klinika

Kthesa e papritur

City e priste në Angli/ Sandro ‘ndryshon’ ekip!

08.07.2019 - 22:02

Teksa pritej zyrtarizimi te Manchester City, Alex Sandro ka vendosur për të ardhmen.

Sipas “Calciomercato.com”, braziliani është bindur nga projekti i Maurizio Sarrit, i cili e ka në fokusin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Për këtë fakt, Sandro mund të nënshkruajë një kontratë të re me bardhezinjtë.

Mbrojtësi ishte në orbitën e ekipeve si Manchester United, PSG dhe Chelsea, por oferta e marrë nga Manchester City e kishte tunduar së tepërmi 26 vjeçar.

Por tashmë, ai ka vendosur të hedh të zezën mbi të bardhë në një marrëveshje të re dhe Juventusi nuk është i gatshëm ta shesë Sandron këtë verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“France Football” zbardh emrat

10 kandidatët e parë të “Topit të Artë”