MENU
klinika

Mposht Bjellorusinë

Kombëtarja U-20 surprizon në Europian

20.07.2019 - 14:04

Kombëtarja U-20 në basketboll për meshkuj fitoi sot pasdite 76-75 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e vlefshme për vendet 9-16 në Europianin e kësaj grupmoshe, Divizioni B. Ky turne prej disa ditësh po zhvillohet në Portugali.

Në fazën e grupeve, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Henri Moja arriti një fitore e 3 humbje, duke zënë vendin e parafundit dhe siguroi të drejtën të luajë për vendet 9-16. Kjo “aventurë e dytë” nisi mbarë për kuqezinjtë, që sot mposhtën Bjellorusinë 76-75 me përmbysje në sekondat e fundit.

Një gjuajtje e saktë nga distanca e Eldi Hysa, 25 sekonda nga fundi i takimit, i dha fitoren Shqipërisë, që arriti një triumf të rëndësishëm ndaj një rivali shumë të fortë në Europian. Tashmë Shqipëria do të luajë ndaj Suedisë për vendet 9-12.

Rezultatet teknike (faza e grupeve)

Shqipëri – Finlandë, 48-87

Shqipëri – Bullgari, 62-82

Shqipëri – Republika Çeke, 76-111

Shqipëri – Rumani, 73-68

Vendet 9-16 (18 korrik)

Shqipëri – Bjellorusi, 76-75

Vendet 9-12

20 korrik, Shqipëri – Suedi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ecuri negative në kampionatin europian

Kombëtarja e basketbollit U-20 për të ardhur keq!