MENU
klinika

"E kryer 99%"

Presidenti konfirmon të ardhmen e De Rossit!

21.07.2019 - 21:24

Daniele De Rossi do të vijojë karrierën si futbollist tek Boca Juniors, duke tërhequr vendimin e tij për të mbyllur karrierën si futbollist.

Detajet e kontratës së tij dhe termat financiarë janë zgjidhur sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio dhe këtë fundjave mesfushori italian do të udhëtojë drejt Argjentinës.

Këtë lëvizje e konfirmoi edhe presidenti i Boca juniors, Daniel Angelici, i cili e pranoi në një intervistë për mediet:

“Ne mësuam se De Rossi donte të mbyllte karrierën tek Boca Juniors, po flasim për një profil të futbollit botëror dhe në historinë e klubit tonë nuk ka qenë asnjë lojtar italian i gatshëm për të veshur fanellën tonë. Ai është një kampion bote.

Negocimi me të është kryer nga Nicolas Burdiso, i cili është një mik i tij. Nëse duhet ta përcaktoj me përqindje sesa shanse ka De Rossi të vijë tek ne, them se me 99% ai do të jetë lojtar i Boca Juniors.”, u shpreh Angelici.

Me këto fjalë tashmë mbetet të presim momentet e para e të mesfushorit legjendar, që Roma e largoi dhe Boca Juniors kërkon t’i japë një tjetër shans.