MENU
klinika

"Bashkë do të bëjmë historinë''

“Dyshe magjike”/ Harden mirëpret Westbrook në ekip!

22.07.2019 - 17:20

Një nga surprizat e merkatos së verës në NBA ishte transferimi i Russell Westbrook nga Oklahoma te Houston.

Ai do të luajë bashkë me James Harden, ashtu si dikur, një dyshe që premton shumë për skuadrën teksane. “Jam i sigurt që mes nesh do të funksionojë është thjesht çështje besimi”, u shpreh James Harden, një nga yjet e NBA-së.

Duke folur për këtë transferim të Westbrook, “Mjekra” sqaron: “E njoh mirë. Për Russell ky ëhstë një kapitull i ri pas 11 vitesh me Oklahoma dhe e di që është i kënaqur për këtë ndryshim. Do ta presim krahëhapur dhe do ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt me grupin. Nuk jemi vetëm ne të dy në ekip, por bashkë do të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”.

“Bashkë njihemi që kur kemi qenë fëmijë, por jemi miq shumë të mirë. Duhet besim që gjërat të funksionojnë. Unë kam besim tek ai, por edhe ai tek unë.

Kur ke kaq shumë talent, gjërat sistemohen vetë. Do të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Jemi lojtarë inteligjente, do të na duhet edhe të sakrifikohemi, por gjërat do të funksionojnë”, tha James Harden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plan sekret për të luajtur së bashku

Durant dhe Irving bëjnë lëmsh merkaton!