23.07.2019 - 08:07
Kjo javë që sapo nisi do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjin nga Afrika e Veriut të cilat do të ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në Europën Perëndimore.
Vendi ynë do të jetë më pak i prekur nga keto masa ku dita më e nxehtë për këtë javë parashikohet të jetë e Marta dhe e Mërkura ku termometri maksimal pritet të shënojë vlerën e 37°C.
Moti do të jetë i kthjellët e vranësirat kalimtare do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës dhe pasdites.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rikthehet plazhi?
Parashikimi i motit, e diela shoqërohet me surpriza
Luhatja e temperaturave