MENU
klinika

“Misionaret e kundërta”

Një princeshë dhe një shenjtore

31.08.2019 - 16:08

     Ndërsa sot kujtohet përvjetori i 22-të i ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike, i princeshës Diana ose “princeshës së popullit”, ajo mbetet princesha më e diskutuar dhe e admiruar, në të njëjtën kohë.

Si një personazh-legjendë tashmë, nuk reshtin as informacione të reja apo fotografi të papublikuara më parë, për gruan që bëri epokë. Një ndër to, letra e papublikuar e princeshës Diana, bën fjalë për udhëtimim e saj në Kalkutë, Indi, një udhëtim që do të sillte një kthesë të madhe në jetën prej princeshe…

 

 

Pikërisht ky udhëtim dhe takimi me një njeri me zemër të madhe, si Nënë Tereza e Kalkutës ishte kthyer në burim frymëzimi për “Lady D”. Ajo, më pas do të ndihmonte të varfrit, duke u bërë mbështetësja dhe zëri i tyre, me nismat e vazhdueshme të bamirësisë.

 

Pas një takimi me disa fëmijë të sëmurë, në shkurtin e vitit 1992, princesha e Uellsit shkroi një lutje. Kur u kthye në shtëpi, atë ia dha shërbëtorit të saj, Paul Burrell. Në poshtëshënimin që shoqëronte letrën, theksohej se pas lutjes me motrat misionare, Diana kishte pasur një rizgjim dhe thirrje brenda vetes.

 

 

 

 

“Sot, ndjeva diçka tepër të thellë. Isha në shtëpinë e Nënë Terezës dhe aty, gjeta drejtimin që e kisha kërkuar prej kohësh. Motrat misionare kënduan për mua. Ishte një përvojë thellësisht shpirtërore. Drita shkëlqeu brenda këtyre zonjave, shenjtore për mungesën e një fjale më të mirë, një dashuri e tillë erdhi nga sytë e tyre dhe prekja e tyre ishte plot ngrohtësi. Më çuan në një kishëz, për t’u lutur me fillestarët dhe motrat. Ata këndonin lutjet e Zotit dhe pasi hoqëm këpucët, u lutëm u gjunjëzuam së bashku” –  do të shkruante ajo. 

 

 

 

 

Asokohe, Nënë Tereza ishte shumë e sëmurë për ta parë Dianën, por ato u takuan disa javë më vonë, në manastirin e saj, në Romë.

Ish-shërbëtori i saj, Burrell, tanimë 59 vjeç, tha se ato kishin shumë afërsi me njëra-tjetrën dhe Nënë Tereza i dha kuptim jetës së Dianës. Po ashtu, Burrell tha se Nënë Tereza i kishte dhuruar një rruzare Dianës. Pas aksidentit fatal në Paris, më 31 gusht 1997, ajo mbante në duar rruzaren, ndërsa ndodhej në spital. Pesë ditë më vonë, Nënë Tereza, ndërroi jetë./Konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët