MENU
klinika

Profil/ Jair Bolsonaro

‘Trumpi i Tropikëve’, presidenti që shkatërroi Amazonën…

07.09.2019 - 16:31

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili është në pritje të një operacioni tjetër këto ditë, tha se ai kishte vendosur  që të shfaqet para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të mbrojtur qëndrimin e Brazilit për Amazonën, edhe pse “në karrige me rrota”.

“Unë do të dal në KB të paktën në një karrige me rrota, sepse unë dua të flas për Amazonën”, u tha Bolsonaro gazetarëve. Është zakon që Brazili të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet në 24 shtator të këtij viti. Bolsonaro me këtë rast do të mbrojë me gjithë zemër sovranitetin brazilian për mbi 60 përqind të Amazon në territorin e saj.

Megjithëse ushtria u dërgua në fushë një javë më parë, zjarret ende po përhapen dhe më shumë se një mijë zjarre të reja janë raportuar nga e shtuna në mbrëmje deri në mbrëmjen e së dielës.

Jair Bolsonaro do të operohet të dielën për herë të katërt, pasi një vit më parë, më 6 shtator 2018, ai u qëllua me thikë në bark gjatë garës zgjedhore, ku gati humbi jetën.

Zjarret që shkatërrojnë shumë pjesë të Amazonës e kanë ekspozuar Brazilin në një presion të fortë ndërkombëtar dhe shkaktuan një krizë diplomatike me Francën, presidenti i të cilit Emmanuel Macron tha se çështja e sovranitetit mbi pyjet e shiut më të mëdha në botë, është e hapur sepse është e rëndësishme për të gjithë klimën e planetit.

Por kush është Jair Bolsonaro, presidenti i akuzuar se ka shkatërruar me qëllim Amazonën?

Jair Messias Bolsonaro, (lindur më 21 Mars 1955, Campinas, Brazil), është një politikan brazilian që u zgjodh president i Brazilit në tetor 2018. Ai është një nacionalist i krahut të djathtë, dhe ish-kapiten i ushtrisë i cili shprehu admirim për qeverinë ushtarake që sundoi Brazilin nga viti 1964 deri në 1985.

Bolsonaro u rrit në Eldorado, një qytet me rreth 15,000 njerëz.

Fëmija i tretë në një familje me tre djem dhe tre vajza, Bolsonaro ndoqi shkollën përgatitore të ushtrisë braziliane dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake Agulhas Negras në 1977. Ai më pas shërbeu në ushtri për rreth 17 vjet dhe u ngrit në gradën e kapitenit. Bolsonaro fitoi famë në vitin 1986 kur shkroi një artikull për revistën popullore Veja në të cilën ai ishte kritik ndaj sistemit të pagave të ushtrisë.

Pasi u largua nga ushtria në 1988, Bolsonaro u zgjodh në një post në këshillin e qytetit Rio de Janeiro në 1989. Dy vjet më vonë ai fitoi një post që përfaqësonte Rio de Janeiro në Dhomën Federale të Deputetëve të Brazilit që ai do ta mbante për shtatë mandate radhazi.

Që nga mandati i tij i parë, Bolsanaro vazhdimisht vlerësonte epokën e sundimit ushtarak dhe bëri thirrje për kthimin e saj. Ai gjithashtu filloi krijimin e një reputacioni për mbrojtje të hapur të qëndrimeve thellësisht konservatore për çështje sociale dhe u kritikua si homofob dhe racist.

Sidoqoftë, ai shërbeu si kreu i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Mbrojtjen Kombëtare. Ai gjithashtu ishte anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve.

Ai u bë anëtar i Partisë Demokratike të Krishterë, në 1993 , por e ndryshoi përsëri përkatësinë e partisë në 2003, por e ndryshoi më pas, duke u antarësuar në Partinë e Punës Brazilianr, dhe në 2005, pas një qëndrimi të shkurtër si anëtar i Frontit Liberal, ai u kthye tek Partia Progresive Braziliane.  Në vitin 2016 ai u anëtarësua në Partinë Social Kristiane.

Në fillim të mandatit të dytë presidencial të Dilma Rousseff të Partisë së Punëtorëve, vendi u zhyt më thellë në një recesion që kishte filluar në vitin 2014 dhe u bashkua me atë që disa vëzhgues e karakterizuan si kriza më e keqe ekonomike e Brazilit që nga fundi i shekullit të 20-të.

Ndërkohë, skandali më i madh politik në historinë braziliane, skandali i Petrobras, po shpalosej, duke ekspozuar pjesën më të madhe të politikanëve kryesorë të Brazilit dhe akuzat për korrupsion.

Rousseff u largua nga detyra. Pasardhësi i saj, Michel Temer, ishte po ashtu objektivi i akuzave dhe nuk ishte aspak popullor. Në të njëjtën kohë, dhuna dhe krimi në Brazil nisën të shpeshtoheshin.

Ndërsa fushata për zgjedhjet presidenciale të Brazilit për vitin 2018 filloi me seriozitet, mentori politik i Rousseff, Luiz Inácio Lula da Silva (“Lula”), u bë udhëheqësi i qartë, edhe pse përfshirja e tij në skandalin e Petrobras bëri që ai të dënohej në korrik 2017 (mbështetur në një vendim të janarit 2018) dhe të futej në burg me një dënim 12-vjeçar në prill 2018.

Në këtë kohë, Bolsonaro kërkoi të përfitonte nga pakënaqësia e brazilianëve me krijimin politik dhe korrupsionin e shfrenuar. Duke përdorur statusin e tij të jashtëm në avantazhin e tij, Bolsonaro kandidoi për president, dhe u etiketua shpejt si “Trumpi i Tropikëve”. Bolsonaro gjithashtu fitoi mbështetjen e popullatës së konsiderueshme të krishterë Ungjillore të vendit me kundërshtimin e tij të palëkundur ndaj abortit.

Më 6 shtator, ndërsa bënte fushatë në Juiz de Fora, Bolsonaro u godit me thikë nga një atentator. Plagët e tij kërkonin patjetër një operacion, pas së cilit Bolsonaro u detyrua të bëjë fushatë nga shtrati i spitalit dhe më pas në shtëpi. Sidoqoftë, ai kishte më shumë se 5.2 milion ndjekës në Facebook dhe një milion shikues në disa nga postimet e tij video.

Pasi Gjykata e Lartë Zgjedhore vendosi më 31 gusht se Lula ishte “i papranueshëm” për të kandiduar për presidencën, Bolsonaro u bë favorite. Në raundin e parë të votimit në 7 tetor, ai fitoi rreth 46 përqind të votave.

Pastaj në raundin e dytë, kokë më kokë me Haddad, i cili kishte përfunduar i dyti në raundin e parë me rreth 29 përqind të votave, Bolsonaro mori më shumë se 55 përqind të votave, duke u bërë kështu presidenti i zgjedhur i Brazilit.