MENU
klinika

Detaje nga ngjarja e rëndë

U zhduk në det pranë Karaburunit, gjendet i pajetë peshkatari

26.09.2019 - 09:41

Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë ne det një 60-vjeçar për peshk, por nuk ka dalë më nga uji.

Polumbarët e Forcës Detare gjetën sot trupin e pajetë të peshkatarit Mehmet Aliraj, 60 vjeç, i cili kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasi M.A, 60 vjeç ishte futur në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive, por nuk ka dalë më.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

“Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit”- njofton policia.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier