MENU
klinika

Grabitja "pa sukses" këtu e 22 vite...

Gjendet zonja e Gustav Klimt me vlerë marramendëse

11.12.2019 - 13:25

      Vepra e Gustav Klimt, “Portreti i zonjës”, raportohet të jetë gjetur nga autoritetet italiane. Piktura me vlerë 60 milionë euro, ishte grabitur para 22 vitesh në një galeri arti, në Piacenza./Konica.al

Piktura u gjet rastësisht gjatë punimeve në të njëjtën galeri “Ricci Oddi” në Piacenza ku u zhduk më shkurt të 1997 gjatë transportit për hapjen e një ekspozite arti dedikuar piktorit austriak.

Kjo vepër arti u gjet brenda një thesi të zi në murin e jashtëm të galerisë, fshehur në një zgavër të mbyllur me sportel hekuri e mbuluara nga bimët kacavjerrëse. Mendohet se grabitësit e kanë fshehur fillimisht aty, për ta rekuperuar pak ditë më vonë, por pa mundur për shkak të vëmendjes së madhe mediatike e institucionale që mori grabitja e një pikture kaq me vlerë.

“Portreti i Zonjës” ishte një nga pikturat më të kërkuara në botë, por nuk ishte larguar nga sipërfaqja territoriale e galerisë nga ku u zhduk në mënyrë misterioze.

Piktura u gjet një ditë më parë, por iu nënshtrua një analize nga ekspertët e artit të cilët vërtetuan origjinalitetin e saj, përcjell oranews.

Gustav Klimt (1862-1918), është një nga figurat më të rëndësishme të shkollës simboliste dhe pikturat e tij, përgjithësisht portrete femërore, si “Puthja”, “Përqafimi”, “Judith me kokën e Holofernit”, “Tre epokat e Grave” janë shndërruar në simbolin e bukurisë femërore.

Një pikturë e tij, Adele Bloch-Bauer, u shit në vitin 2006, për shifrën rekord prej 135 milionë dollarësh, në Nju Jork.

Piktura “Portreti i Zonjës” është realizuar nga Klimt, në vitet 1916-1917. Është pikturë në vaj, me përmasa 60 cm me 55 cm. Piktori austriak Gustav Klmit, konsiderohet një nga artistët më përfaqësues të rrymës “Art Nouveau”, 1800-1900.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakël rrëmbimesh

Si humbën pikturat e famshme?

Simboli i dashurisë

Puthjet e përjetshme…

Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos