MENU
klinika

Nga Klopp, te rekordet e Bayern

Ngjarjet e bujshme të dekadës në Bundesliga

26.12.2019 - 13:57

Midis 2010 dhe 2019, Bundesliga pa Bayernin e Munihut të mbizotërojë me  7 tituj radhazi, duke i lënë vetëm dy Dortmundit. Por natyrisht kampionati gjerman pati edhe episode të tjera gjatë dekadës së fundit dhe po i rendisim ato.

2010-a është viti në të cilin Robert Lewandowski arrin në Bundesligë. Dortmund e rrëmben nga Lech Poznan për 5 milion €. Sulmuesi polak po shkruan historinë në Gjermani. Leva do të arrinte kulmin me 5 gola në 9 minuta kundër Wolfsburg.

Viti 2011 është titulli i parë i Jurgen Klopp. Pas 9 vjetësh dhe një periudhe krize ekonomike, Borussia Dortmund është përsëri kampione e Gjermanisë. Është kryevepra e Jürgen Klopp.

2012-a është i Marco Reus, pasi zgjidhet futbollisti i vitit, duke habitur të gjithë.

2013-a kulmon me klasiken gjermane në Wembley në finalen e Champions League, Bayern Mynih fiton 2-1 ndaj Dortmundit.

Në vitin 2014 Guardiola vendos rekord. 104 gola shënoi Bayerni i tij dhe 19 fitoreve radhazi në Bundesligë. 90 pikë në total, 19 më shumë se Dortmund i vendit të dytë.

2015 është i Alex Meier, që me 19 golat e tij shpallet shënuesi më i mirë, duke mposhtur yjet e tjerë, edhe pse luante me Eintracht Frankfurt.

Në vitin 2016 vjen Julian Nagelsmann, trajneri i gjeneratës së re, vetëm 28-vjeç drejton Hoffenheimin.

Viti 2017, vendi i dytë në Bundesligë pushtohet nga Leipzig. Është shenjtërimi i mirësisë së projektit Red Bull në futboll.

Viti 2018 është katastrofik për Hamburgun, që për herë të parë bie nga Bundesliga.

2019-a ishte ngjarja e madhe e dekadës, derbi i Berlinit midis Herthës dhe Unionit, i pari mes një skuadre nga ish-Berlini Lindor dhe një nga Perëndimi. Fitoi Union Berlin.