Epoka e post-Lionel Messit po afrohet shpejt. Është një kohë e frikshme në Barcelonë dhe herët a vonë, një superstar tjetër ka të ngjarë të shkojë për të ndihmuar kompensimin e largimit të yllit argjentinas.
Dhe përsëri, duket se superylli do të jetë Neymar. Sipas Mundo Deportivo, Neymar shihet si ikona e vetme aktuale në futbollin botëror që është brenda mundësive të Barçës.
Pëlqehen edhe Kylian Mbappé me Harry Kane, por konsiderohen të paarritshëm, pasi klubet e tyre përkatëse do të refuzonin t’i shesin ata, të paktën për këtë vit.
Por jo Neymar. Ekziston një besim te Barcelona se klubi francez nuk mund të mbajë me zor Neymar, nëse dëshiron të largohet. Duke kaluar tre vjet në Paris, flitet se Neymar thjesht po prêt përfundimin e kontratës.
Operacioni mund të kushtojë 180 milion ero këtë vit. Pra, flitet për në verë. PSG më shumë dëshiron të mbajë Mbappe se sa Neymar, që duket se nuk është më ylli në Francë.