Është publikuar nga UEFA formacioni më i mirë për sa i përket Champions të sezonin e kaluar. Bie në sy dominimi absolut i Liverpool, që është dhe kampioni në fuqi.
Skuadra e kuqe përfaqësohet me plot 5 lojtarë nga 11 të mundshëm. Në skuadrën më të mirë të vitit nuk ka asnjë futbollist të Tottenham, pavarësisht se “gjelat” e Londrës shkuan deri në finalen e Champions.
Vlen për t’u përmendur fakti, që kjo është hera e 14-të radhazi që ylli portugez Cristiano Ronaldo përfshihet në formacionin më të mirë të Champions-it nga UEFA.
Për sa i përket lojtarit më të ri në këtë formacion, ai është Matijas De Ligt, mbrojtësi aktual i Juventusit, që realizoi një performancë të shkëlqyer në Champions me Ajax.
Nuk mund të mungonte Lionel Messi, që në ndeshjen e parë ndaj Liverpool ai dhuroi spektakël, duke shënuar 2 gola dhe dhënë asistin perfekt të golit të tretë.