MENU
klinika

Klasifikohet akt terrorist

Bombë makinës së arbitrit, ndalet kampionati

17.01.2020 - 19:39

Qipro është tronditur nga një ngjarje e pazakontë. Gjyqtarit të futbollit Andreas Konstantinu i është vënë ekzploziv në makinën e tij, por për fat, ai ka shpëtuar paq.

Makina e arbitrit në fjalë ka shpërthyer nga një eksploziv, por arbitri qipriot nuk ka marrë plagë të rënda. Menjëherë pas kësaj policia ka mbërritur në vend ngjarje për të zbardhur të gjithë dinamikën e ndodhur.

Ngjarja ka vënë në veprim federatën e futbollit të Qipros, që ka pezulluar kampionatin, pasi ky është quajtur si një akt terrorist. Nuk është hera e parë që arbitrat në Qipro janë viktima të një atentati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN