MENU
klinika

Kushte favorizuese nga bankat

Kreditë me probleme/ Niveli më i ulët në 2019

20.01.2020 - 07:00

Kreditë me probleme, një tregues i rëndësishëm për mundësinë e kreditimit, kanë rënë më pak se 10% të totalit të kredive. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme ishin 9.53% në muajin Nëntor, me rënie rreth 0.6 pikë përqinjde ndaj një muaji më parë.

Sipas BusinessMag, ky është niveli më i ulët i kredive të këqija që në periudhën e krizës financiare ndërkombëtare 2008, me efekte negative edhe në Shqipëri. Niveli më i lartë i kredive me probleme ishte rreth 5 vite më parë, kur arriti në 25% të totalit të kredive me probleme.

Në raportin e saj të fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se kreditë me probleme ndaj totalit kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Kjo, sipas raportit, konfirmon kushte më favorizuese për zgjerimin e ofertës për kredi nga bankat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat


Çfarë do mbulojë shuma prej 5 milion eurosh

Skema për fermerët/ Kur nisin aplikimet

Kriteret dhe të dhënat që duhen plotësuar

Si duhet të veprojnë mjekët për të punuar në privat

Sa do të jetë indeksimi për çdo kategori

Nga 1 tetori rriten pensionet, zbardhet dokumenti

Kreu i shoqatës së eksportuesve: Gjendje e rëndë!

“Gjendja e sektorit të prodhimit të këpucëve drejt kolapsit total”