U bë pjesë e një kasti të përzgjedhur aktorësh, nën drejtimin e regjisorit të madh të Hollivudit. Olivia Dabrovska, asokohe një vogëlushe 3-vjeçare, ishte vajza me pallto të kuqe në filmin e shumëvlerësuar nga kritika, “Lista e Shindlerit”, ka deklaruar se nuk e ka mbajtur premtimin.
Skena me vajzën me pallto të kuqe, është ndër skenat më të ngarkuara emocionalisht, kur një vogëlushe ecën përkrah një numri të madh të herbenjsh, në filmin e famshëm, të regjisorit të famshëm Steven Spielberg.
Olivia, atëherë 3 vjeçe kur edhe e ka luajtur këtë rol, ka deklaruar për mediet se duke e parë filmin në moshën 11-vjeçare, kishte pësuar një tronditje të rëndë psikologjike dhe se, gati-gati i kishte përmbysur kuptimin e jetës.
Mbase jo më kot, regjisori i famshëm Spielberg, i kishte kërkuar vajzës që filmin ta shihte vetëm pas të tetëmbëdhjetave. Pavarësisht kësaj, kureshtja i ka kushtuar shumë “aktores” së vogël.