“Gjirokastra” është filmi bazuar mbi veprën e Kadaresë, “Qyteti i gurtë”. Ngjarjet bazohen në të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe jo vetëm. Ishte koha kur djem të rinj shqiptarë, që shkuan me studime jashtë, u kthye në shtëpi me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist.
Mes mureve të gurta të një kështjelle të shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë dhe ata rusë, po përpiqen të kujtojnë një kapitull pak të njohur dhe të diskutueshëm në historinë e tyre të përbashkët.
Filmi bazohet mbi dhunën e totalitarizmit ndaj çifteve ku njëri nga të dy, nuk ishte shqiptar.
Ky është bashkëprodhimi i parë mes Shqipërisë dhe Rusisë, për gati 70 vjet dhe filmi i parë me metrazh të gjatë, që eksploron fatin tragjik të çifteve jo me kombësi të njëjtë, të persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,
Producentja ruse Nina Kovaleva, thotë për mediet, se “Është një film historik, rreth viteve 60-të, kohë kur dy vendet prishën marrëdhëniet, një ndarje e dhimbshme për të dyja palët. Një këputje diplomatike, që do të shkatërronte jetën e mijëra çifteve
Shkruar nga Ismail Kadare, kjo dramë historike – e titulluar “Gjirokastra”, i njohur si “Qyteti i gurtë”, ku zhvillohet historia – flet për djem të rinj shqiptarë, që shkuan me studime jashtë dhe u kthyen në çift, me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist.
Problemet filluan pasi lidhjet e Shqipërisë me Moskën u prishën, në vitin 1961, një këputje diplomatike që brenda natës i ktheu këta të rinj shqiptarë në tradhtarë.
Regjisori rus Yuri Arabov, e përshkruan filmin si një “haraç për të gjithë viktimat e pafajshme të regjimeve totalitare”.