MENU
klinika

"All Star" me ndryshime

NBA nderon legjendën Kobe Bryant

31.01.2020 - 15:42

NBA ka vendosur të nderojë në mënyrën e duhur ish-basketbollistin Kobe Bryant. Lajmi është konfirmuar në një njoftim ku thuhet se ndeshja e “All-Star”, programuar për t’u zhvilluar në dielën e 16 shkurtit do të ketë ndryshime, po ashtu edhe formati në nder të 5 herë fituesit të NBA.

NDRYSHIMET

1.Çdo periodë do të zgjas 12 minuta, për t’i dhënë mundësi skuadrave që të fitojnë sa më shumë para për bamirësi.

2.Në fund të periodës së tretë, ekipi që ka epërsinë do i shtohen edhe 24 pikë, numër që korrespondon me atë që mbante mbi shpinë Kobe Bryant.

3.Fitimet e mbledhura nga kjo Supersfidë mes yjeve të basketbollit amerikan dhe atyre botëror, që aktivizohen në NBA do të shkojnë për bamirësi për organizatat e në ndihmë të fëmijëve të komunitetit me qendër në Chikago.

4.Ekipet do të udhëhiqen nga dy kapitenë skuadrash, LeBron James i Los Angeles Lakers dhe Gianis Antetokoumpo i Milwaukee Bucks.

Bryant luajti në 18 ndeshje NBA All-Star, duke vendosur edhe një rekord personal, me katër çmime si më i miri i sfidës. Gjithashtu, Bryant do të nderohet dhe në finalen e SuperBowl të dielën nga këngëtaret e mirënjohura, Jennifer Lopez dhe Shakira.

41-vjeçari humbi jetën tragjikisht të dielën e shkuar, pasi helikopteri me të cilin udhëtonte së bashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë u përplas me një kodër, duke shpërthyer më pas në flakë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant