MENU
klinika

Një tjetër baladë e sapo-publikuar

Surpriza e Albanit, jo vetëm për Miriamin!

14.02.2020 - 12:30

Një gjest mjaft të veçantë zgjodhi të bëjë Alban Skënderaj në Ditën e të Dashuruarve!

Një baladë e re dashurie për të uruar jo vetëm gjysmën e tij më të mirë, Miram Canin por të gjithë ata që festojnë dashurinë këtë 14 shkurt!

Këngëtari i njohur për baladat e tij të dashurisë, nuk na zhgënjeu as këtë ditë, pasi kënga e tij është vërtet e bukur.

“Çdo ditë një Shën Valentin”, titullohet kënga e re e publikuar pak minuta më parë, për të gjithë të dashuruarit. Refreni i saj është një mesazh që thotë se nuk mjafton të ngresh dolli për dashurinë vetëm një herë në vit:

“Sonte do ngremë dolli për dashurinë

Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë

Por një herë në vit për dashurinë

Nuk do mjaftonte shpirti im

Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”.

Klipi mjaft romantik, xhiruar në një apartament të adhurueshëm në Tiranë ka si protagonist një çift mjaft simpatik, që i dhurojnë njëri-tjetrit dashuri në çdo moment të ditës!

Nga ledhatimet e mëngjesit, te ato të mbrëmjes si dhe aventura e tyre romantike me balonë, çdo moment i kaluar bashkë në çift përjetohet shumë bukur nën vargjet e kësaj kënge që do të kthehet në një hit dashurie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjëra të bukura po vijnë!”

Çfarë po ‘kurdis’ Miriami dhe Albani?