Për shkak të stilit tonë të jetës ulur, është bërë shumë e zakonshme që barku ynë të ndjehet ndonjëherë i pakëndshëm. Por ka simptoma të zorrës së trashë që nuk duhet t’i injoroni, pasi ato mund të tregojnë probleme shumë më serioze.
Këtu, le t’i shqyrtojmë këto simptoma dhe të marrim disa këshilla se si të kemi një zorrë të trashë më të shëndetshme.
- Dhimbje barku
Kjo mund të ndodhë për të gjithë ne nëse hamë ose pijmë diçka të gabuar. Por, nëse shpesh ndjeni një dhimbje në rritje në pjesën e poshtme të barkut, mund të vuani nga ndonjë sëmundje inflamatore e zorrëve si sëmundja e Crohn, koliti ulcerativ, divertikuliti, Sindroma e Zorrës së Irritueshme ose kanceri.
- Kapsllëk
Nëse përjetoni kapsllëk shpesh, dhe nëse ndjen dhimbje gjatë defekimit, mund të jetë divertikuliti ose Sindroma e Zorrës së Irritueshme, një sëmundje komplekse në të cilën kjo simptomë shoqërohet me gjëra të tilla si diarre, fryrje, dhimbje dhe gaz. Ndonjëherë një dietë e duhur mund ta shërojë këtë, por nëse injorohet për një kohë të gjatë, mund të ketë nevojë për kirurgji që të shërohet siç duhet.
- Diarre
Nëse shpesh keni jashtëqitje mjaft të buta ose të lëngshme, zorra e trashë nuk po funksionon siç duhet, nuk po thith ujë dhe substanca të tjera. Sëmundjet e shumta të zorrës së trashë shoqërohen me diarre, si Sindroma e Zorrës së Irrituar, divertikuliti dhe sëmundja e Crohn. Nëse zgjat më shumë se 24 orë pyetni një mjek, ai mund të përshkruajë një kolonoskopi për të përjashtuar sëmundje më të rënda dhe kancer.
- Gjaku në jashtqitje
Nëse ka gjak në letrën tuaj të tualetit ose në ujin e tualetit, mund të jetë inflamacion. Nëse në jashtqitjen tuaj gjeni gjak të errët, gati të zi, ose nëse keni diarre të përgjakshme, duhet të shihni një doktor sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të jetë sëmundja e Crohn, kolit ulcerativ ose në rastin më të keq, kancer.
- Gazi i zorrëve
Gaz i tepërt do të thotë që ka diçka që nuk është tretur nga zorra e trashë. Mund të jetë për shkak të mungesës së baktereve të mira, inflamacionit ose lëvizjeve jonormale të zorrëve, si me Sindromën e Zorrës së Irritueshme. Është e rëndësishme të kuptoni nëse është për shkak të ngrënies së ushqimeve të caktuara si fasulet, lakra, djathi, kumbulla, dardha, apo nëse është një simptomë e një sëmundje të zorrës së trashë.
- Mungesa e energjisë
Nëse zorra e trashë nuk po punon si duhet, ne vuajmë nga mungesa e ushqyesve të çmuar, mineraleve dhe vitaminave. Mund të na bëjë të ndihemi të lodhur dhe të shkaktoj probleme me gjumin. Nëse befas rraskapiteni pas aktiviteteve të përditshme në shtëpi ose në punë, mund të jetë për shkak të kolitit ose sëmundjes së Crohn ose madje mund të tregojë kancer.