MENU
klinika

Pamjet që japin shpresë

Mjekët në Kinë kanë filluar t’i heqin maskat e fytyrës

14.03.2020 - 17:24

Ndonëse supozohet se është burimi i coronavirusit, Kina, së paku sipas të dhënave të fundit, duket se ka arritur “kulmin” e numrit të të prekurve në ditë.

Madje, siç ishte raportuar, ky vend ka mbyllur edhe disa spitale të cilat ishin ngritur ekskluzivisht për të prekurit me coronavirus.

Në këtë drejtim, janë duke qarkulluar edhe disa pamje, sipas përshkrimit të të cilave, ato “dëshmojnë një gjë të tillë.

Dhe së fundmi është publikuar një, sipas përshkrimit të së cilës, mjekët në qytetin më të prekur, Wuhan heqin maskat nga fytyra e tyre.

Se Kina nuk vazhdon të mbetet “vendi më i nxehtë” i coronavirusit në botë, e ka thënë edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”