MENU
klinika

Reshje dëbore në zonat malore

Bllokohet qarkullimi në aksin Lunik-Stebleve

01.04.2020 - 12:10

Mëngjesin e këtij fillim prilli pothuajse në të gjitha zonat malore të Bashkive Librazhd, Prrenjas e Gramsh në Qarkun e Elbasanit kanë filluar reshje të dendura dëbore të cilat në disa zona shkojnë edhe mbi 35 cm .

Burime zyrtare nga emergjencat civile në Prefekturēn e Elbasanit bënē me dije se si pasojë e reshjeve të dēborēs nuk ka probleme serioze në qarkullim në rrugët kombëtate dhe ato rurale përveçse në Njësinë Administrative Stebleve të Bashkisë Librazhd .

Aktualisht për shkak të instensitetit të lartë reshjeve të dëborës aksi Lunik -Stebleve pavarësisht punës që po kryhet , rruga që e lidh këtë zonë me qytetin e Librazhdir është e pakalueshme ende .

Deri në 12.00 të së mërkurës rruga drejt Steblevës në Njēsinē Administrative Steblevē në bashkinē e Librazhdit ka qenë e kalueshme pjesërisht vetëm nga ato të llojit fuoristradë dhe pasdreke pavarësisht intensitetit të rēnies së dëborës ajo do jetë e hapur edhe për autovrturat raportuan burime zyrtare .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN