MENU
klinika

Boks

Kampionët, duel në amfiteatrin romak në Ballkan

21.05.2020 - 19:43

Dueli për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev mund të zhvillohet në amteatrin romak që ndodhet në Kroaci. Këtë opsion e ka hedhur në tavolinë stfia i boksierit ballkanas.

Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në stadiumin e Tottenham, në Londër, por është shtyrë për shkak të coronavirus. Në këtë duel, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Natyrisht që Londra apo Britania e Madhe mbetet ende një opsion, ashtu sikurse edhe Arabia Saudite.

Gjithsesi, palët janë ende duke negociuar një vend dhe një datë për zhvillimin e sfidës. “Po diskutojmë që dueli të zhvillohet në Kroaci. Është një stadium romak, ‘Pula Arena’. Na pëlqen ky variant, pasi është në mes të kontinentit dhe është një rast e paprecedent në botë që të zhvillohet një duel aty”, – tha Ivaylo Gotsev, menaxheri i Pulev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak