Shkodra ka afirmuar vlera të patjetërsueshme në art dhe kulturë, me të cilat ende dhe sot krenohet e gjithë Shqipëria.
Studiuesi i njohur Gazmend Bakiu,ka ndarë për miqtë e tij në “facebook” një dokument 100 vjeçar i cili i jep sërish konfirmim asaj që është pohuar gjithnjë për Shkodrën si “Djep i kulturës”.
Në foto ilustrohet skenari i një vepre shkruar nga Fernand Cortez vënë në skenë para 100 vitesh në Shkodër.
“N’salon t’jezuitve” një dramë me 4 akte e cila interpretohet nga emra të njohur si Luigj Mjeda, Rrok Zadeja, Ejll Ljarja etj.
Këto figura të njohura të Shkodrës në vitet 1920, por jo më pak në ditët e sotme kanë mbajtur peshën dhe fatin e madh të jenë firmëtarët e artit shqiptar.