Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, duke fituar në shtëpi 4-0 ndaj Villarreal. Një sukses që hap oreksin e blaugranave, një ekip që ka treguar harmoni, të paktën në start.
Barcelona gjen golin pas vetëm 15 minutash me një aksion të bukur nga krahu, ai që finalizon është 17-vjeçari Ansu Fati. Pas kaluar as 4 minuta, Fati gjen edhe golin e dytë pas pasimit të Coutinho.
Më pas ka ardhur edhe goli i parë i Leo Messi-t për sezonin 2020/21. Ylli argjentinas ka trefishuar avantazhin e Barcelona-s në minutën e 37-të. Pleshti ka dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës Torres shënoi autogol dhe 4-0 për Barcelonën.
Në pjesën e dytë nuk ka më gola, pavarësisht se Barcelona mund të kishte shënuar edhe 2-3 të tjera. Messi nuk është zëvendësuar, duke mos e nisur me polemika. Koeman starton me fitore si trajner i Barcelonës.